Lebron Xhejms, arrin rekord të ri në NBA

LeBron Xhejms vazhdon me ndeshje spektakolare, por edhe duke thyer rekorde një pas një. Ylli i Lejkersit ka udhëhequr skuadrën e tij në fitoren e shtatë radhazi dhe të 39-tën këtë edicion, ku kanë mposhtur Nju Orlinsit me rezultat të thellë 136:115.

Xhejms ishte i jashtëzakonshëm në këtë duel duke shënuar 34 pikë, bëri tetë kërcime dhe dhuroi gjashtë asistime të tjera.

Ndeshja ndaj Nju Orlins do të mbetet gjatë në mendjen e LeBron Xhejmsit, pasi ai në këtë takim ka arritur shifrën magjike të 50,000 pikëve në NBA mes sezonit të rregullt dhe “Play Off”-it. 40-vjeçari tani ka 41,871 pikë në sezon të rregullt dhe 8,162 në “Play-Off”.

Një arritje e jashtëzakonshme nga Xhejms, pasi askush deri më tani nuk ka arritur këtë shifër në histori të NBA.

LEXO EDHE:

Back to top button