LeBron Xhejms i papërmbajtshëm, Jokiç protagonist për Denverin

Ekipi i Los Anxhelos Lejkers fitoi me rezultat 111-88 ndaj Uashington dhe qëndron në zonën e “play off”-it në Konferencën e Perëndimit. Ndeshje pa shumë histori, dominuar nga vendasit, ku u dallua LeBron Xhejms me një “triple double” (21 pikë, 10 kërcime, 13 asist), ndërsa Dejvis ishte shënuesi më i mirë me 29 pikë e 16 kërcime.

Pa probleme fiton edhe skuadra e Denverit, që mundi thellë 144-109 Filadelfia-n. Edhe Nikola Jokiç ishte protagonist i një “triple double” (27 pikë, 13 kërcime, 10 asist), ndeshje ku u dallua edhe kolektiviteti i skuadrës vendase (6 lojtarë realizuan mbi 10 pikë).

Zhgënjen sërish Majami, që u mund 116-107 në fushën e tij nga Portlandi (Simons 24 pikë), ndërsa Nju Jorku, falë 25 pikëve e 16 kërcime të Taunsit fitoi 99-95 derbin me Bruklinin. Fiton edhe skuadra e Toronto-s, që mundi 109-93 Orlandon, ndeshje ku u dallua Barett me 19 pikë.

NBA-Rezultatet

Bruklin – Nju Jork, 95-99

Majami – Portland, 107-116

Toronto – Orlando, 109-93

Denveri – Filadelfia, 144-109

LA Lejkers – Uashington, 111-88

LEXO EDHE:

Back to top button