Lebron Xhejms: Nuk jam në formën e dikurshme

Basketbollisti i Los Anxhelos Lejkersit, LeBron Xhejms kaloi një periudhë të gjatë jashtë fushës pas dëmtimit që pësoi në mesin e këtij sezoni, duke qëndruar më shumë se 1 muaj pushim. Rikthimi në fushë pas një dëmtimi të rëndë është gjithnjë i ndërlikuar, ndaj LeBron sqaron.

 “E di që nuk do të jem më kurrë në 100% të formës në karrierën time pas këtij dëmtimi. E di që është e pamundur të jem sërish ai lojtar i pamposhtur. Ndeshja e parë pas 6 javësh pushim nuk është asnjëherë e lehtë për t’u përballuar. Gjithsesi, ndihem mirë edhe pse kavilja më dhimbte pak. Gjatë kësaj periudhe trajtimi ka qenë i kujdesshëm, duke kaluar mjaft kohë jashtë fushe për të mos u rikthyer para kohe, duke bërë fizioterapi. Tashmë jam gati edhe pse duhet të jem më i kujdesshëm”, tha mes tjerash Lebron Xhejms.

LEXO EDHE:

Back to top button