Leçe po shijon magjinë e reprezentuesit të Shqipërisë

Mesfushori kuqezi Medon Berisha, po kthehet në titullar te Leçe, madje duke lënë në stol Ylber Ramadanin. Berisha është një produkt i pastër i klubit pasi i ka kaluar me radhë të gjithë etapat. Fillimisht udhëhoqi Leçen si kapiten me ekipin e të rinjve në suksesin historik në sezonin 2022-23, për të kaluar më pas tek ekipi i parë.

Me Gotin në stol, Berisha fitoi minutat, ndërsa në fund të sezonit të shkuar ish trajneri e aktivizoi shpesh edhe si titullar, të njëjtën gjë bëri edhe në fillim të këtij sezoni, por një dëmtim në momentin e tij më të mirë e mbajti gjatë larg fushës së lojës.

Berisha është kthyer në preferencë të parë edhe nga trajneri i ri, Xhiampaolo, me këtë të fundin që beson shumë te Berisha duke i dhuruar një fanellë titullari. Ndaj Lacio-s goditi traversën, ndaj Monca-s dhuroi një assit të çmendur prej afro 50 metrash, detaje këto që përforcojnë statusin e tij të ri si titullar.

Te Leçe besojnë shumë se 2025 do të jetë viti i Medon Berishës, të vetëdijshëm se në gjirin e tyre po rritet një talent i madh që i përket të tashmes, por edhe të ardhmes, një “xhevahir” në mund të mbush arkat e klubit.

LEXO EDHE:

Back to top button