Lee Jae-myung zgjidhet presidenti i ri i Koresë së Jugut

Lee Jae-myung zgjidhet presidenti i ri i Koresë së Jugut

Kandidati i opozitës liberale, Lee Jae-myung, është zgjedhur president i ri i Koresë së Jugut.

Edhe para se fitorja e Lee të shpallej zyrtarisht, kundërshtari kryesor konservator, Kim Moon-soo, e pranoi humbjen, duke u thënë gazetarëve se “e pranon zgjedhjen e popullit” dhe i uroi fitoren Lee.

Kjo fitore pritet të përfundojë muaj të tërë trazirash politike të shkaktuara nga shpallja e diskutueshme e gjendjes së jashtëzakonshme nga udhëheqësi konservator tashmë i rrëzuar nga pushteti, Yoon Suk Yeol.

Ende nuk është e qartë nëse zgjedhja e Lit do të sjellë ndonjë ndryshim të madh në politikën e jashtme të Koresë së Jugut, raporton bbc.

Lee, i cili më parë është kritikuar si populist që anon nga Kina dhe Koreja e Veriut dhe largohet nga SHBA dhe Japonia, ka theksuar në mënyrë të përsëritur aleancën e Koresë së Jugut me SHBA-në si themel të politikës së saj të jashtme.

Sfidat më të mëdha të jashtme që e presin presidentin e ri janë politika doganore e presidentit amerikan, Donald Trump dhe përparimi i programit bërthamor të Koresë së Veriut.

Lee do të bëjë menjëherë betimin të mërkurën si president, për një mandat të plotë pesëvjeçar, pa periudhën kalimtare dy mujore që zakonisht aplikohet.

LEXO EDHE:

Back to top button