Legia e konfirmon, Qëndrim Zyba largohet nga Varshava

Legia Varshava ka njoftuar largimin e mesfushorin kosovar, Qëndrim Zyba, pas më pak se gjashtë muajve qëndrim. Zyba kaloi në afatin kalimtar të janarit te Legia, si huazim me të drejt blerje nga Ballkani. Megjithatë, polakët kanë vendosur të mos e blejnë kartonin e mesfushorit, duke u ndarë me të.

“Pas gjysmë viti, Qëndrim Zyba largohet nga Legia Varshava”, thuhet në njoftimin e klubit polak.

Faqja zyrtare e Legias tutje tregoi se kosovari iu bashkua kryeqytetasve më 1 shkurt të këtij viti, teksa bëri debutimin e tij zyrtar dy javë më vonë, gjatë ndeshjes së parë kundër Molldes.

Që nga debutimi, mesfushori therandas ka luajtur gjashtë ndeshje për Legian, e cila e ka falënderuar Zybën për kohën dhe i ka uruar suksese në fazat e mëtejshme të karrierës

LEXO EDHE:

Back to top button