Legjenda braziliane Kafu: “Rafinja mund ta fitojë Topin e Artë”

Ish-kapiteni legjendar i ekipit kombëtar brazilian dhe anëtar aktual i Akademisë Botërore të Sporteve “Laureus”, Kafu ka shprehur admirimin e tij për sezonin e jashtëzakonshëm të Rafinjas me Barcelonën.

Legjenda braziliane ka pretenduar se sulmuesi mund të vazhdojë të fitojë “Topin e Artë” dhe të ndihmojë Brazilin të fitojë Kupën e Botës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës verën e ardhshme.

“Rafinja ka 31 gola dhe 25 asistime. Ai e ka thyer rekordin e Messit në një ekip që tani konsiderohet më i miri në botë, plot me yje”, ka thënë fillimisht Kafu gjatë një fjalimi në “Laureus World Sports Awards” në Madrid.

“Ai është zemra, elementi përcaktues, ai që e bën Barcelonën të luajë. Dhe jam shumë i lumtur që ai është brazilian, një brazilian që po spikat. Ai është kapiteni i ekipit në një klub të madh si Barça”.

54-vjeçari beson se Rafinja nuk është vetëm çelësi për Barcelonën, por edhe jetësor për shpresat e Brazilit për sukses ndërkombëtar.

“Rafinja është gjithmonë i admiruar nga të gjithë, veçanërisht nga ne brazilianët. Ekipi kombëtar brazilian ka shumë nevojë për të – ka nevojë për talentin e tij, etikën e tij të punës. Performancat e tij me Brazilin madje mund t’i ndihmojnë ata të fitojnë Kupën e Botës të radhës”.

Kur u pyet nëse Rafinja mund të ndiqte gjurmët e brazilianëve të tjerë ikonikë te Barcelona, ​​si Romario, Ronaldo, Rivaldo, Ronaldinjo dhe Nejmar, Kafu ishte i prerë në përgjigjen e tij.

“A mund të jetë? Jo – ai tashmë është. Ai është tashmë emri i gjashtë në atë listë të brazilianëve të mëdhenj që kanë bërë histori te Barcelona”, përfundoi legjenda braziliane.

LEXO EDHE:

Back to top button