Legjenda e Brazilit ndahet nga jeta në moshën 93-vjeçare

Mario Zagallo, ish-lojtari dhe trajneri historik i Brazilit, i cili fitoi 4 Kupa Bote me “Selecao”, ka ndrruar jetë në moshën 93-vjeçare, duke hyrë në histori si një nga legjendat, si futbollist dhe si trajner, i futbollit në vendin e tij.

I mbiquajtur “Formiguinha”, debutoi si futbollist me fanellën e Maguarit, një klub i vogël nga Rio de Janeiro, përpara se të transferohej te Flamengo, me të cilën luajti nga viti 1950 deri më 1958, duke fituar tri herë kampionatin “Carioca” dhe “Torneo do Inicio de Rio de Janeiro” dy herë. Më pas vazhdoi karriera e tij e jashtëzakonshme. Megjithatë, dy triumfet më të rëndësishme të karrierës së tij si lojtar i ka arritur me kombëtaren braziliane, me të cilën ka bërë 33 paraqitje, duke shënuar 22 gola. Me “Selecao” fitoi Kupën e Botës 1958 në Suedi dhe atë të vitit 1962 në Kili.

Pasi “vari këpucët në gozhdë” në vitin 1968, ai filloi një karrierë të gjatë dhe shumë të dekoruar si trajner, e cila gjatë 30 viteve e çoi në stolat e Botafogo, Brazil, Fluminense, Flamengo, Kuvajt, Al-Hilal, Vasco da Gama, Al-Nassr, Arabia Saudite, Bangu, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Portuguesa.

Në vitin 1970, në Meksikë, Zagallo fitoi Kupën e tretë të Botës në karrierën e tij, e para si trajner, në finalen e “Mexico City”, ku Brazili, i udhëhequr nga një Pelé i jashtëzakonshëm, mposhti Italinë 4-1. Pasi fitoi disa trofe në vendlindje në krye të Fluminense dhe Botafogo, ai u rikthye në drejtimin e kombëtares braziliane dhe në vitin 1994, si koordinator teknik i trajnerit Parreira, fitoi Botërorin e katërt, duke kapërcyer në finale sërish Italinë, me penallti.

Pas kthimit në rolin e trajnerit, ai humbi finalen e Kupës së Botës 1998 në Francë kundër nikoqirëve, pasi kishte fituar “Copa America” dhe Kupën e Konfederatave më 1997.

LEXO EDHE:

Back to top button