Pasuria, legjenda e NBA-s lë pas dyshen Messi – Ronaldo

Pasuria e legjendës së NBA, Majkëll Xhordan është më e madhe se e dy yjeve të futbollit, Kristiano Ronaldo dhe Lionel Messi së bashku.  “Daily Star Sport” ka shikuar fitimet e tre atletëve gjatë tërë karrierës dhe ka kombinuar. Nuk ka shumë atletë që janë miliarderë, por Majkëll Xhordan nuk është person i zakonshëm.

Gjatë kohës kur luante te Çikago Bulls dhe Uashington Uizard, Xhordan fitoi 66 milionë funte. “Forbes” raporton se Xhordan fitoi rreth 1.32 miliardë euro me sponsorët si “Nike”, “Hanes” dhe pijes “Gatorade”, ndërsa shijoi fitim të çmendur me “Air Jordan”. Pasuria e Xhordanit vlen plotë 1.2 miliardë funte.

Manchester United’s Cristiano Ronaldo gestures during the Champions League Group F soccer match between Manchester United and Villarreal at Old Trafford, Manchester, England, Wednesday, Sept. 29, 2021. (AP Photo/Dave Thompson)

Duke qenë atleti më i paguar te “Forbes” në vitin 2021, Ronaldo fitoi 88 milionë funte gjatë vitit të kaluar. 51 milionë funte ishin page, ndërsa 37 milionë të tjerë shkaku i marrëveshjeve si “Nike”, “Herbalife”, “Tag Geuer” dhe “Clear Haircare”. “Forbes” gjithashtu e përfshin Ronaldon si të dytin mes viteve 2010-2019, vetëm pas Flojd Mauether. Nëse shohim sa fiton edhe me sponsorë, pasuria e CR7 vlerësohet rreth 363 milionë funte.

Renditur i dyti në listën e “Forbes” për vitin 2021, Messi fitoi 95.5 milionë funte që nga prilli i vitit të kaluar. Argjentinasi fitoi 71 milionë euro nga pagat në sezonin e fundit te Barcelona dhe 24 milionë euro shtesë nga sponsorët. Messi gjithashtu ka edhe një marrëveshje për tërë jetën me “Adidas”, ndëesa pasuria e Messit vlerësohet me 309 milionë funte, vlerë që pritet të rritet pas kalimit te PSZH. Nëse bëjmë kalkulimet, Messi dhe Ronaldo kombinojnë 672 milionë funte. Por, kjo as nuk i ofrohet Jordanit, që fiton 1.2 miliardë funte.

LEXO EDHE:

Back to top button