Legjenda e tenisit: Gjokoviçi mashtroi, u bë kinse u lëndua

Novak Gjokoviç u kualifikua në gjysmëfinale të “Australian Open”, pasi mposhti Karlos Alkarazin me shifrat 3:1 në sete. Tenisti serb bëri një veprim që irritoi të gjithë, pasi u bë kinse u lëndua kur lojtari kundërshtar po zhvillonte një super paraqitje në setin e dytë.

Ish-tenisti amerikan, Xhon Mekinro ka dyshimet e mëdha se serbi mashtroi.

“Mos u mshtroni nga kjo. Ne e kemi parë këtë më herët”, tha Mekinro për ESPN-në.

 

Megjithatë, Alkaraz e pranoi me sportivitet humbjen ndaj Gjokoviqit, duke thënë se bëri gabim që e la kundërshtarin të kthehej në lojë.

 

“Të jem i sinqertë, kisha ndjenjën se po e kontrolloja ndeshjen. Por, më pas e lashë atë të kthehej në lojë. Ky ishte gabimi im i madh”, u shpreh Alkaraz.

 

Kujtojmë se në gjysmëfinale Gjokoviq do të përballet me gjermanin, Zverev./Indeksonline/

LEXO EDHE:

Back to top button