Legjenda rikthehet në kafaz, kërkon Nurmagomedovin

Legjenda e arteve marciale mikse, kanadezi Xhorxh Sent Pier, ka bërë me dije se së shpejti do të japë një lajm të madh në lidhje me të ardhmen e tij. Ish-kampioni i dyfishtë i botës (26 fitore, 2 humbje), i tërhequr nga sporti në vitin 2017, mund të rikthehet në kafaz, vitin e ardhshëm.

“Vit i Ri, ekip i ri, së shpejti do të jap lajmin e madh”, ka shkruar Sent Pier, në një postim në rrjetet sociale.

Sent Pier, 39 vjeç, pritet të duelojë ndaj Khabib Nurmagomedov, në një duel mes dy prej ikonave të UFC-së.

LEXO EDHE:

Back to top button