“Legjionarët” dalin të bëjnë nxemjen, nxitet atmosfera në “Air Albania”
Në orën 20:45, Kombëtarja e Shqipërisë do të presë në mitikun “Air Albania”, Ishujt Faroe, në përballjen e fundit të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian të futbollit, “Euro 2024”, përballje, e cila luhet thjeshtë për formalitet dhe për të festuar kualifikimin për herë të dytë, në fazën finale të këtij kompeticioni.
Vetëm pak minuta më parë, siç shihet dhe nga pamjet e siguruara, “gladiatorët” e teknikut Silvinjo kanë zbritur në fushën e blertë të “Air Albania”-s, për të nisur nxemjen para sfidës ndaj Ishujve Faroe.
Me të parë kombëtaren kuqezi të zbresë në fushë kanë filluar menjëherë dhe brohorimat e ovacionet nga tifozët e pranishëm deri më tani në “mitikun” e Tiranës.