Lejkers firmos edhe më një yll të madh të NBA-s

Skuadra e Los Anxhelos Lejkersit është duke shtuar yjet e basketbollit, pasi që Karmelo Entoni ka firmosur kontratë një vjeçare më ish kampionin e NBA-s. Basketbollisti amerikan kishte dëshirë që të luajë në një eikip me Lebron Xhejmsin dhe dëshira duket se iu plotësua. Skuadra nga Los Anxhelosi për një kohë të shkurtër ka sjell dy yje të mëdha të NBA-s, pasi që më parë afroi edhe Rasel Uestbrukun.

Karmelo entoni përpos Los Anxhelos Lejkers kishte ofertë edhe nga Nju Jorku, por vendosi që të pranojë ofertën e skuadrës që pretendon të arktojë titullin kampion, në sezonin e ardhshëm. 37 vjeçari Entoni, ishte pjesë e Portland Blejzersit nga viti 2019, ndërsa më parë veshi fanellët e Hjsutonit, Okalhoma Sitit, Nju Jorku Sitit dhe Denver Nagets.

Njëkohësisht Los Anxhelos Lejkers, arriti që të rikthejë në radhët e veta edhe Duajt Huard, Uejn Elingtonin, Kent Bejzmorit dhe Trevor Ariza.

LEXO EDHE:

Back to top button