Lejkers fiton sërisht në krahët e Lebron Xhejmsit

Los Anxhelos Lejkers arritën fitoren e dytë radhazi duke mposhtur Minesota Timbervolves (108-103), me LeBron Xhejms që kishte një tjetër lojë të mrekullueshme.

Pa yjet si Enton Dejvis i lënduar dhe dyshen Duajt Hauard dhe DeAndre Xhordan që ende nuk kanë gjetur formën, Lejkers me një lojë me pasime të shkurta arritën të marrin fitoren e radhës.

LeBron Xhajmes sërish ishte më i miri në takim me 26 pikë, 7 kërcime, 5 asiste, derisa zhvilloi plotë 39 minuta. Pas Xhejms, paraqitje të mirë kishte edhe Malik Monk me 22 pikë dhe Rassell Uestbruk me 20 pikë. Sa i përket Minnesotas, atje u dallua Naz Reid me 23 pikë, derisa Entoni Eduard arriti të kompletojë 18 pikë dhe katër asiste.

LEXO EDHE:

Back to top button