Lejkers me fitore në frymën e fundit, fiton edhe Bostoni

Skuadra kampione e Boston fitoi 121-94 ndaj Orlando, duke u rikthyer te suksesi. Tatum me 30 pikë ishte lojtari më i mirë për Seltiks.

Fitore në “frymën e fundit” korri skuadra e Lejkersit, që mundi 102-101 Bruklinin. Rivs me 38 pikë bëri diferencën në fushë për kalifornianët, ndihmuar nga Xhejms me 29 pikë.

Zhgënjen ekipi i Oklahoma, që u mund 106-98 nga Dallasi. Mungesa e Shai u ndje tek miqtë, ndërsa për teksanët u dallua Kajri Irving me 25 pikë.

Jashtë fushe fiton Denveri, që falë 30 pikëve të Xhamal Marej mundi 133-112 Majami. Fiton edhe squadra e Milwaukee, që mundi 130-112 Toronto (Antetokounmpo 35 pikë).

NBA-Rezultatet e sotme

Boston – Orlando, 121-94

New York – Minnesota, 99-116

Chicago – Charlotte, 123-125

Miami – Denver, 113-133

Milwaukee – Toronto, 130-112

New Orleans – Utah Jazz, 136-123

Dallas – Oklahoma, 106-98

San Antonio – Memphis, 112-140

Lakers – Brooklyn, 102-101

LEXO EDHE:

Back to top button