Lejkers në krizë, Xhejms ka vetëm një kusht që mos të largohet  

Humbja e turpshme që skuadra e Los Anxhelos Lejkers pësoi ndaj Nju Orlinsit (95-123), ka konfirmuar krizën e ekipit kalifornian, që rrezikon play off-in në NBA. Lejkersat renditen në vendin e nëntë në Konferencën e Perëndimit, ndërkohë që sezoni i rregullt po shkon drejt fundit.

Pronari i ekipit kalifornian u largua më herët nga kjo sfidë, ndërkohë që tifozët vërshëllyen skuadrën në pjesën e dytë.

“Nga kjo krizë dilet duke fituar një ndeshje dhe më pas mësojmë nga ky triumf. Të kuptojmë gjërat që kemi bërë mirë dhe ato që nuk i kemi bërë mirë”, tha LeBron Xhejms.

37-vjeçari ka mohuar zërat se ai do të largohet nga Lejkersat në fund të këtij sezoni, kur të jetë “free agent” (lojtar i lirë).

Ai ka këshilluar skuadrën të bëjë lëvizjet e duhura në ekip gjatë merkatos së verës, për të ndërtuar një ekip të fortë. Do të jetë merkato ajo që do të vendosë edhe të ardhmen e tij.

LEXO EDHE:

Back to top button