Lejkers tërheq fanëllen e Gasollit dhe premton blerje “big”

Skuadra e Los Axnhelos Lejkes po përgatitet për një sezon të ri më kompetitiv dhe po bën maksimumin që të ndërtojë një ekip të fortë. Bop Pelinka, shefi i ekipit kalifornian, ka konfirmuar se blerjet e deritanishme do të shërbejnë për ta rritur forcën e skuadrës.
“Kemi lëvizur në merkato, por ajo s’ka përfunduar ende. Synojmë edhe një blerje “big”, që do ta forcojë më tej grupin aktual. Nuk mund të them më shumë”, tha Pelinka.
Duket se ai i referohet transferimit në Los Anxhelos të Kajri Irving (Brooklyn Nets), që kërkohet me ngulm. Ndërkohë, sezonin e ri do të bëhet edhe tërheqja e fanellës nr.16 të Pau Gasol.
Basketbollisti 42-vjeccar ka fituar dy tituj kampionë në NBA me L.A.Lejkers gjatë jashtë sezoneve që qëndroi tek ekipi kalifornian (2009 e 2010), duke krijuar një dyshe ëndrrash me Kobi Brajantin.