Lejkersat buzëqeshin në kohën shtesë, Millouki nuk e njeh disfatën

Fitorja e dytë radhazi për Los Anxhelos Lekers, që këtë herë mposhtën 120-117 Nju Orlinsin, fitore që erdhi pas kohës shtesë. Një ndeshje që dukej se po shkonte në favor të miqve, por një tripikësh në sekondën e fundit të kohës së rregullt nga Rajan, çoi ndeshjen në kohën shtesë. Më pas, Lejkersi morri kontrollin dhe fituans sfidën (Ualker me 28 pikë shënuesi më i mirë).

Vazhdon të mos njoh humbje skuadra e Milloukit, që mundi 116-91 Detroit, në një ndeshje pa shumë histori. Suksesi i shtatë në kampionat për Baks, mban firmën e të zakonshmit Antetokounmpo, autor i 32 pikëve e 12 kërcimeve.

Fiton edhe Çikago, që falë një loje të mirë kolektive (6 lojtarë realizuan mbi 10 pikë) mposhti 106-88 Sharlotin. Jashtë fushe fiton ekipi I Los Anxhelos Klipers, që mundi 109-101 Hjustonin, ndeshje ku u dallua Poll Xhorxh me 28 pikë. Fitore pas kohës shtesë korri edhe Klivlendi, që mposhti 114-113 Boston. Mirë u paraqit edhe Dallasi, që mposhti 103-100 Juta Xhazin, ku Luka Donçiç, realizoi 33 pikë e 11 asiste.

LEXO EDHE:

Back to top button