Lejkersat lehtë ndaj Hjustonit, befason Golden Stejt

Skuadra e Los Anxhelos Lejkersit pa shumë vështirësi mundi Hjustonin në transfertë, pran rezultatit 120-102. Skuadra e Lejkersit ksihte epërsi prej 27 pikësh, por Hjustoni nuk u dorëzua dhe shkurtoi epërsinë në 11 pikë në fund të çerekut të tretë. Mirëpo mysafirët nga Los Anxhelosi morën edhe një herë kontrollin e ndeshjes, duke mos lejuar më që vendasit të shpresojnë për një përmbysje të mundshme.

Më të dalluarit e ndeshjes ishin, Entoni Dejvis për Lejkersin, i cili shënoi 27 pikë, ndërsa për Hjustonin, u dalluan Vud me 23 pikë dhe Harden me 20 pikë dhe 6 asiste.

Në sfidat e tjera, Juta mundi Deroitin me 96-86, Los Anxhelos Klipers ishin më të mirë në sfidën me Çikagon pran rezultatit 130-127, ndërsa Oklahoma Siti nuk lejoi befasi dhe mundi Bruklinin me 129 -116.

Ndërkohë befasi të vërtetë përgatiti skuadra e Golden Stejtit që mundi Toronton me rezultat të ngusht 106-105, ndërsa Denveri “demoloi” Nju Jorkun me rezultat 114-89.

LEXO EDHE:

Back to top button