Lejkersi me Donçiçin fundosin sërish Dallasin, zhgënjejnë kampionët aktual

Skuadra e Lejkersit rikthehet te fitorja në NBA, pas triumfit 112-97 në fushën e Dallasit. Donçiç realizoi 45 pikë ndaj ish-ekipit të tij dy muaj më parë. Fiton edhe skuadra e Toronto, që falë 23 pikëve të Roden mundi 126-96 Sharlotin

Zhgënjejnë kampionët në fuqi të Boston Selltik, që u mundën 96-76 nga Orlando, sfidë ku u dallua Uagner me 23 pikë. Fitore të rëndësishme shënon Çikago, që mundi 119-111 Majamin, sfidë ku të gjithë titullarët e Bullsit realizuan mbi 17 pikë.

Oklahoma vijon të jetë lider në NBA, duke fituar 125-112 në fushën e Feniksit. Xhejlen Uiliams me 32 pikë ishte shënuesi më i mirë. Jashtë fushe triumfon Denveri, që mundi 124-116 Sakramenton (Jokiç me “triple double” – 20 pikë, 12 kërcime, 11 asiste).

 

NBA-Rezultatet

Uashington – Filadelfia, 103-122

Dallas – Lejkers, 97-112

Toronto – Sharlot, 126-96

Çikago – Majami, 119-111

Juta Xhaz – Portland, 133-126

Golden Stejt – San Antonio, 111-114

Feniks – Oklahoma, 112-125

Sakramento – Denveri, 116-124

LA Klipers – Hjuston, 134-117

LEXO EDHE:

Back to top button