Lejson Zekiri, vazhdon qëndrimin te Prishtina

Basketbollisti shqiptarë, Lejson Zekiri do të vazhdojë të luajë në Kosovë edhe sezonin e ardhshëm, pasi ka arritur marrëveshje me Sigal Prishtinën për vazhdimin e bashkëpunimit. Ish reprezentuesi i Maqedonisë të kategorive të reja, i lindur në vitin 2001 dhe që luan në pozitën qendrore, ka nënshkruar kontratë të re me Prishtinën, për dy vitet e ardhshme.

Zekiri ka arritur në Prishtinë para fillimit të sezonit të kaluar dhe në kampionatin e Kosovës realizoi mesatarisht 11.4 pikë dhe 4.5 kërcime, 1.7 asistime për ndeshje, ndërsa në BIBL Ligën, përfundoi me 10.3 pikë dhe 4.9 kërcime për ndeshje. Basketbollisti u transferua në Kosovë nga radhët e Gostivarit, ndërsa më parë ka luajtur te skuadrat e MZT Shkopje dhe Uni Banka.

LEXO EDHE:

Back to top button