Lejson Zeqiri: Pres rezultat pozitiv, kemi ekip të mirë

Pas stërvitjes së dytë në palestrën sportive “Kale” në Shkup, trajneri i Maqedonisë në basketboll, Aleksandar Jonçevski përcaktoi 12 basketbollistë, më të cilët u nis drejt qytetit Levice në Sllovaki, ku Maqedonia më 23 shkurt do të zhvillojë sfidën e raundit të 5-të të paraeliminatoreve të Eurobasketit 2025. Rrisi në listën e Jonçevskit është Lejson Zeqiri, i cili me performancën e tij në stërvitjet e fundit, bindi trajnerin Jonçevski, që të zhvillojë minutat e para në fanellën e Maqedonisë ndaj Sllovakisë më 23 shkurt dhe 26 shkurt kundër Norvegjisë.

“Pritjet e mia për këto dy sfidat janë se do të dalim fitues në këtë sfida, pasi që kemi një ekip të mirë. Duke parë se si kanë përfunduar ndeshjet e fundit, mendojë se do të kemi sukses. Pres që të debutojë në këto ndeshje, aq sa edhe e meritojë dhe do të jap gjithçka nga vetja, pasi që bëj krenar edhe Maqedoninë për të cilën ka vendosur të luajë. Mendojë se duhet të kemi një energji pozitive, të vrapojmë shumë dhe fitorja do të vjen vetvetiu, tha mes tjerash Lejson Zeqiri, basketbollist I Maqedonisë

LEXO EDHE:

Back to top button