Lekler me motor të ri në makinë, niset i fundit në Soçi

Piloti i Ferrarit, Çarls Lekler, do të nis garën për Çmimin e Madh të Rusisë, nga pozita e fundit. Arsye për një gjë të tillë është ndrrimi i motorit. Skuadra italiane konfirmoi se ka bërë ndrrimin e motorit në makinën e pilotit nga San Marino.

Lekler do të mundohet që të sigurojë një vend në mesin e 10 pilotëve më të mirë në Soçi të Rusisë, duke marë parasysh nisjen nga pozita e fundit. Aktualisht Lekler është në pozitën e 6-të në renditjen e përgjithshme me 106 pikë.

Gara e ardhshme do të zhvillohet në fundjavë në Soçi, ku pritet një luftë e madhe për titullin kampion, në mes Maks Vertapenit dhe Luis Hamiltonit.

LEXO EDHE:

Back to top button