Leklerk: Mjaftojnë dy vende të para dhe do të kap Verstapenin

E nisi garën e fundit në pistën kanadeze të Montreal nga vendi i 19-të dhe e përfundoi në atë të pestë, duke u zgjedhur si “piloti më i mirë i garës”. Sharll Leklerk, është i kënaqur për këtë paraqitje me makinën e tij Ferrari edhe pse synon fitoren.

“U argëtova edhe pse kur piloton një Ferrari synon fitoren. Mendoj se mund të kisha përfituar edhe një pozicion më shumë, por gabuam sërish në “pit stop” dhe kjo na kushtoi. Jam i kënaqur për mënyrën se si shkoi gara, por fitorja është më mirë”, tha Leklerk.

 

Ferrari driver Charles Leclerc of Monaco gives a thumbs up after finishing in pole position during qualifying for the Formula One Miami Grand Prix auto race at the Miami International Autodrome, Saturday, May 7, 2022, in Miami Gardens, Fla. (AP Photo/Darron Cummings)

 

Verstappen ka 49 pikë avantazh, por kjo nuk e tremb monogaskun, që duke qeshur ka edhe recetën për ta kapur kampionin e botës.

“Mjafton të fitoj dy gara dhe barazohemi me pikë. Duket e lehtë por… Gjithsesi, makina në garën e fundit tregoi se është e shpejtë”, tha në fund piloti i skuderisë italiane.

LEXO EDHE:

Back to top button