Leklerk: Tani do të jem sërisht në shtëpinë time

Pas 5 garave në sezonin e ri, piloti i Ferrarit, Sharll Leklerk, u detyrua të braktisë pistën me 0 pikë. Një rezultat zhgënjyes për pilotin e “kokëkuqes”, që ka lëshuar edhe kreun e renditjes botërore në Formula 1. Në pistën spanjolle, makina Ferrari humbi fuqinë dhe Leklerk u detyrua të tërhiqej.

“Ky ishte problemi ynë i parë serioz në këtë vit. Më vjen keq që ndodhi në një moment dhe garë, ku po dominonim. Gjithçka po shkonte mirë, por ky është sporti ynë. Sezoni është ende i gjatë dhe shpresoj të rikuperojmë në garën e radhës, që zhvillohet në shtëpinë time.

Në Montmelo, pavarësisht asaj që ndodhi, ishim të shpejtë, si në prova ashtu dhe në garë. Edhe menaxhimi i gomave ishte i mirë, çka tregon se modifikimet e bëra ishin rezultative. Kisha dy gara që nuk ndihesha kaq komod, ndaj kam besim për garat e radhës”, tha Leklerk.

LEXO EDHE:

Back to top button