LEN për PISA: Ato rezultate janë dëshmia e falimentimit të arsimit
LEN për PISA: Ato rezultate janë dëshmia e falimentimit të arsimit

Vala e reagimeve ndaj rezultateve të testimit PISA vazhdon edhe më tej. Lidhja Evropiane për Ndryshim vlerëson se ato rezultate janë dëshmia e falimentimit të arsimit në Maqedoninë e Veriut. Opozita shqiptare thekson se nxënësit e testuar janë fajtorët e fundit në këtë lajm të keq, pasi ata janë vetëm viktima të një sistemi që, siç thonë, e ka prodhuar këtë gjendje të falimentimit të arsimit.
LEN thekson se nga një shtet që është i fokusuar në biznese të zeza dhe është i përqendruar në zhvillimin e lojërave të fatit e kazinove, nuk mund të priten suksese më të mira në arsim. Thonë se partizimi i arsimit përmes drejtorive, punësimeve partiake, mungesa e teksteve shkollore dhe mungesa e objekteve dinjitoze, janë vetëm disa nga arsyet që shpien në këto rezultate.