Lena: Duhet të jemi të kënaqur me pikën e marrë

Struga Trim Lum u ndal me barazim 1-1 nw terrenin e skuadrws sw Vardarit. Nijas Lena beson se sfida duhej tw mbyllej nw momente ku skuadra vendase ishte e çorientuar.

“Ndeshjen e sotme e filluam shumë mirë, kaluam në avantazh ku pjesa e parë foli për ne, por kishim mundësi ta mbyllim ndeshjen kur ekipi Vardarit ishte i çorientuar.  Pastaj pjesa e dytë i takoi kundërshtarit, pas një tërheqje totale të ekipit tonë, ku nuk u treguam të aftë ta ruajmë avantazhin. Mendoj se rezultati final i kësaj ndeshje është i realt për atë çka dhanë të dyja skuadrat në fushë. Merituam atë që dhamë sot, ashtu që duhet të jemi të kënaqur me pikën e marrë”, është shprehur Nijas Lena për faqen zyrtare të klubit strugan.

Aktualisht Struga Trim Lum ndodhet në pozitën e katërt, ndërkohë dëshira e tyre është që këtë vit të prekin garat evropiane. Fazwn e tretw tw sezonit, Struga Trim Lum e nis me sfidwn kundër Renovës.

LEXO EDHE:

Back to top button