Lëndët e hapura të prokurores tashmë të suspenduar, Villma Ruskoska kanë filluar “të zënë pluhur”

Lëndët e hapura të prokurores tashmë të suspenduar, Villma Ruskoska kanë filluar “të zënë pluhur”

Gazetar: Lluka Andreev

Lëndët që i ka filluar kryetarja e Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar, Villma Ruskoska edhe më tej ngecin në vend. Jozyrtarisht, pritet që të kthehet prej pushimeve që t’i shpërndajë zëvendësja e Ruskoskës, Ivana Trajçeva, ku sipas të gjitha gjasave, lëndët do të përfundojnë tek prokurorja Lile Stefanova. Dje Ruskoska tha se ka besim te Stefanova, duke pasur parasysh që e ka vendosur si shefe të Njësisë për ndjekjen e personave me autorizime policore. Por, duke marrë parasysh se çfarë i ka ndodhur asaj personalisht, Ruskovska tha se nuk pret që ndonjë prokuror seriozisht të vazhdoj t’i udhëheq lëndët në fjalë gjegjësisht atë për Stacionin për kontroll teknik të kompanisë “Besa Trans” dhe punën e Policisë financiare.

Nga Drejtoria për televizionin Alsat thonë se edhe sot nuk ka përgjigje nga Prokuroria e krimit të organizuar se kush është prokurori kompetent në rastin e tyre, që të dinë kujt t’ia dorëzojnë materialet që i kërkoi Ruskoska. Prokurori republikan Lubomor Joveski paraprakisht vërteton se Ruskoska nuk ka qenë kompetente për lëndën e Policisë financiare, por se Njësia për persona me autorizime policore, siç është edhe ish drejtori i drejtorisë, Arafat Muharemi.

Prokurorja nga Policia financiare kërkoi t’i dorëzojnë mbi 250 lëndë të ngritura sipas një denoncimi anonim, pasi në adresën e saj gjithashtu ka arritur denoncim anonim, por kundër Muharemit, edhe atë për zhvatje. Jozyrtarisht, edhe pse kanë kërkuar mbi 200 lëndë, prokuroret për ndjekje e krimit të organizuar në ditën e bastisjes nuk kanë marrë asnjë lëndë nga Drejtoria. Ata nga ana tjetër thonë se është e paqartë pse Ruskoska ka kërkuar qindra lëndë e jo lëndë konkrete, ku gjoja Muharemi ka marrë shpërblim për ndikim kundër- ligjor. Gjithashtu, e dyshimtë është që, në kërkesën e bastisjes, prokuroret kanë përmendur se ka dyshim të bazuar, edhe pse dje Ruskovska vërteton se ende nuk ka dëshmi kundër Muharemit ndërsa ditën e njëjtë kur e mori suspendimin, në bisedë informative e ka marrë vetëm një dëshmitar për tërë rastin.

Parregullsi gjatë bastisjes kontestuese te Muharemu ka konstatuar edhe prokurori Joveski, i cili kundër Ruskoskës, Trajçevës dhe Josifoskës ngriti procedurë disiplinore, për shkak të dyshimit për gabim të qëllimshëm dhe të paarsyetuar profesional. Nëse vepra e tyre vërtetohet, atëherë do të ballafaqohen me shkarkim apo gjobë në të holla. Ruskoska nuk dëshironte të prognozojë se cili do të ishte vendimi, por për suspendimin e saj tha se nuk është “suspendim për Villma Ruskoskën, por është suspendim për të drejtën dhe drejtësinë”./Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button