Lëndimi, Ernest Muçi do të jetë plot 4 javë jashtë terrenit të gjelbër!

Në javën e 31-të të Superligës, skuadra turke e Beshiktashit u përball në shtëpi me Bashakshehirin dhe pësoi disfatë me rezultat 2-0.

Anësori 24-vjeçar i “bardhezinjve”, Ernest Muçi, u dëmtua dhe u zëvendësua nga Zhoao Mario në minutën e 27-të. Pas këtij zhvillimi, klubi i Beshiktashit bëri të ditur situatën e fundit të futbollistit shqiptar dhe Ernest Muçi do të jetë jashtë fushës për të paktën 3-4 javë.

Duke luajtur në 34 ndeshje këtë sezon me fanellën bardhezi, 23 prej të cilave në Superligë, 8 në Kupat e Europës dhe 3 në Kupën e Turqisë, Muçi ka kontribuar me 7 gola dhe 3 asistime.

LEXO EDHE:

Back to top button