Lëndimi i Dumfrisit dërgon Interin në merkaton e janarit

Dëmtimi i Denzel Dumfris ka ndezur shqetësime te Interi për repartin e krahut të djathtë. Performancat e Luis Henrike nuk kanë bindur plotësisht trajnerin dhe drejtuesit. Pavarësisht disa shfaqjeve pozitive në javët e fundit, braziliani ende nuk ka treguar se ia vlen investimi prej 25 milionë eurosh që klubi bëri për të gjatë verës.

Shumë shpejt do të rikthehet nga dëmtimi edhe Mateo Darmian, i cili, përtej moshës, ka më shumë aftësi mbrojtëse sesa sulmuese. Për këtë arsye, drejtuesit e Interit po vlerësojnë mundësinë e një ndërhyrjeje në merkato gjatë janarit.

Në listën e Marota-s dhe Ausilios, emri i parë që spikat është Marko Palestra, krah i Atalantës, i cili po shkëlqen në huazim te Kaljari.

Problemi kryesor është çmimi i lartë: Atalanta e vlerëson kartonin e tij 40 milionë euro dhe duhet të gjendet një marrëveshje që të kënaqë edhe Kaljarin, i cili kërkon një zëvendësues. Kjo e bën operacionin të ndërlikuar, megjithatë ideja e Palestra-s mbetet e preferuara nga drejtuesit.

LEXO EDHE:

Back to top button