Lëndohet Ademi, mungon edhe në eliminatoret e tetorit?

Reprezentuesit e Maqedonisë, Arian Ademi, para kohë u largua nga përballja në mes Dinamo Zagrebit dhe Orientit, në kuadër të Kupës së Kroacisë. Mesfushori shqiptarë u ankua në dhimbje të muskulit të këmbës, ndërsa në ditët në vijim do të mësohet se sa është serioz lëndimi.

Ademi kohë më parë u kthye nga lëndimi dhe tani nuk është e qartë se sa do të mungojë nga terrenet e gjelbra. Ky është një lajm I keq për seleksionuesit e Maqedonisë, Blagoja Milevskin në prag të eliminatoreve të muajit tetor kundër Lihtenshtajnit dhe Gjermanisë në Shkup.

Kujtojmë se Ademi mungoi edhe në 3 sfidat e muajit shtator, kundër Armenisë, Islandës dhe Rumanisë.

LEXO EDHE:

Back to top button