Lëndohet Kurtua, mungon ndaj Lilles së Edon Zhegrovës

Portieri i Real Madridit, Tibo Kurtua, u lëndua gjatë përballjes së skuadrës me Atletiko Madridin. Lëndimi i portierit belg është konfirmuar edhe nga Real Madridi që ka publikuar një komunikatë zyrtare.

“Pas analizave që i janë bërë Tibo Kurtua-s nga shërbimet mjekësore të Real Madridit, ai është diagnostikuar me një dëmtim të këmbës së majtë”, thuhet në njoftimin e “Los Blankos”.

Megjithatë ai pritet t’i humbas së paku dy ndeshje me Real Madridin dhe të rikthehet në portë pas ndeshjeve të Kombëtareve. Belgu pritet të mungoj ndaj Lille-s në Ligën e Kampionëve, të mërkurën mbrëma, si dhe në kampionatin spanjoll ndaj Viljarrealit të shtunën.

Kurtua pritet të rikthehet në portë për Real Madridin më 19 tetor në sfidën që “Los Blankos” e zhvillojnë në udhëtim te Selta Vigo.

LEXO EDHE:

Back to top button