Lëndohet mbrojtësi holandez, alarm për Man. Sitin dhe Guardiolën

Shtohen telashet për Mançester Sitin dhe trajnerin Pep Guardiola, pasi që mbrojtësi holandez Natan Ake pësoi një problem muskulor në këmbën e majtë gjatë ndeshjes së Ligës së Kombeve kundër Gjermanisë.

Pasi u largua nga fusha me barelë me duart në fytyrë, Ake tani do t’i nënshtrohet testeve të duhura për të kuptuar shkallën e dëmtimit. Gjithsesi, përshtypja është se ai është në rrezik të madh për ndeshjet e ardhshme të skuadrës së Pep Guardiolës, përfshirë ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Interit.

Duke pasur parasysh shkallën e problemit që e detyroi të largohej nga fusha me ndihmën e mjekëve, dukshëm me dhimbje, Ake me siguri nuk do të jetë në fushë në Premier Ligës kundër Brentford të shtunën pasdite.

Por, duket shumë e pamundur që ai të jetë në gjendje të rikuperohet dhe të jetë i disponueshëm për debutimin në shtëpi të Man. Sitit në Ligën e Kampionëve të mërkurën kundër skuadrës së Simone Inzagit. Një telash i madh ky për trajnerin Pep Guardiola.

LEXO EDHE:

Back to top button