Lëndohet portieri i Kosovës në stërvitjen e parë me “Dardanët”

Portieri i ri I kombëtares së Kosovës, Mustafë Abdullahu ka pësuar një dëmtim gjatë stërvitjes së fundit të “Dardanëve” të enjten pasdite.

Kosova do të luajnë miqësore me Kombëtaren e Norvegjisë, në Oslo, me datë 5 qershor. Përzgjedhësi Franko Foda publikoi para disa ditësh listën me futbollistët e ftuar, ku pati edhe dy emra të rinj. Mbrojtësi Art Smakaj dhe portieri Abdullahu ishin dy emrat që u ftuan për herë të parë në ekipin A.

Megjithatë, portieri i Tiranës nuk ishte me fat gjatë stërvitjes së fundit me ekipin “Dardanë”, pasi pësoi një dëmtim në hundë. Dëmtimi erdhi pas një kontakti me sulmuesin e Llapit, Muhamet Hyseni, por asgjë nuk ishte serioze. Pas intervenimit të stafit mjekësor, portieri 20-vjeçar vazhdoi stërvitjen me grupin.

LEXO EDHE:

Back to top button