Lëndohet Shaqiri, brengos Çikagon e Zvricrën

Xherdan Shaqiri u detyrua të largohet nga loja në minutën e 19-të, për shkak të lëndimit, me çka shqetësoi drejtuesit e klubit amerikan “Çikago”, por edhe kombëtaren e Zvicrës.  Ballafaqimi mes Çikagos dhe Dallasit, përfundoi baras (0:0), në kuadër të javës së pestë të Ligës amerikane.

“Për Xherdan Shaqirin, rikthimi në SHBA te klubi i tij Çhikago, pas aktiviteteve me kombëtaren, nuk shkoi sipas planit. Ylli 30-vjeçar, i cili mbajti shiritin e kapitenit për herë të parë, u zëvendësua pas 19 minuta kundër Dallasit, pasi që lëndoi këmbën e majtë,” konfirmoi media zvicerane “Blik”.

Pa Shaqirin, skuadrës së Çikagos i mungonte kreativiteti sulmues ndaj Dallasit dhe për herë të tretë në pesë ndeshje, skuadra nuk mund të shkojë përtej rezultatit 0:0.

LEXO EDHE:

Back to top button