Lëngu i hithrave kundër lodhjes së vazhdueshme

Lëngu i hithrave kundër lodhjes së vazhdueshme

Lëngu i hithrave është një element i rëndësishëm i një ushqyerjeje që nuk e streson trupin.

Hithra është fantastike dhe i jep trupit shëndet. Xhenxhefili nga ana tjetër është i jashtëzakonshëm për tretjen dhe qarkullimin e gjakut.

Nëse i kombinon së bashku, atëherë përfitimi do të jetë i dyfishtë.

Hithra është një bimë e plotfuqishme në aspektin e ushqyesve që ofron. Lëngu i saj përmban shumë kalcium dhe magnez që ndihmojnë në qetësimin e nervave.

Ndonëse lëngu i hithrës nuk përdoret në mënyrë të mirëfilltë për qetësim, ai të vë në një gjumë të qetë.

Hithra është burim hekuri, gjë që e bën të jetë e domosdoshme për njerëzit që kanë tendencën të jenë anemikë, ose për ata që kanë nevojë për më shumë hekur në ushqimet e tyre.

Lëngu i hithrës përmban beta karoten, klorofil, kalium, fosfor, zink, krom, vitaminat B dhe minerale të tjera, siç janë seleniumi, silikoni dhe mangani.

Receta e gjallërimit të organizmit:

  • Një copë xhenxhefil dy-tre centimetra

  • 85 gramë hithra të thata

  • Një litër ujë

  • Mjaltë puro artizanal

LEXO EDHE:

Back to top button