Lëngu i shegës përmirëson tretjen dhe forcon imunitetin
Lëngu i shegës është një shpëtimtar i shkëlqyer për ftohjet dhe gripin, dhe për shkak të përqindjes së lartë të antioksidantëve, ekspertët thonë se është edhe më i fuqishëm se çaji jeshil. Kur konsumohet në moderim, mund të jetë një suplement shumë i shëndetshëm.
Gjithashtu, lëngu i shegës ka më shumë sheqer dhe kalori sesa lëngjet si boronicë dhe vishnje, ndaj duhet konsumuar me masë.
Për ta përgatitur do t’ju duhet:
- 1 kg shegë e pjekur
- 500 g sheqer
- lëngun e një limoni
Pastroni shegën dhe më pas vendosni farat në një kullesë ose blender për të marrë lëng. Kullojeni përzierjen me napë për të marrë lëng të pastër pa gunga.
Në një tenxhere hidhni lëngun e shegës së freskët, sheqerin dhe lëngun e një limoni. Kur masa të vlojë, zvogëloni zjarrin dhe lëreni shurupin të vazhdojë të ziejë në zjarr të ulët. Ziejeni shurupin për rreth 15-20 minuta, derisa të përftoni një përzierje shurupi që do të trashet pasi të ftohet.
Hidheni shurupin në shishe qelqi dhe ruajeni në frigorifer. Kur e konsumoni, mund ta përzieni me ujë, ujë mineral ose ta përdorni si bazë për kokteje.