Leo Mesi niset për në Paris, gati zyrtarizimi

Lionel Messi pritet të transferohet te Paris Sent Zhermeni. Mesfushori argjentinas thuhet se do të nënshkruajë kontratë dy vjeçare me skuadrën franceze, me opsion për edhe një vit tjetër te PSZH.
Madje sipas gazetarit të ESPN, Zhulien Lauren, Mesi tashmë është nisur për në Paris, ku do të pritet nga mijëra tifozë. Zyrtarizimi i kalimit të 34-vjeçarit te gjiganti francez është çështje orësh.
Kujtojmë se argjentinasi u largua nga Barcelona, pas një karrierë 17-vjeçare si profesionist.