Tre boksierët e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Petar Arsovski, Enes Aliu dhe Leonard Abazi kanë mësuar kundërshtarët në turneun ndërkombëtar “Kupa e Malit të Zi” i cili po mbahet në Budva.
Petar Arsovski nesër në gjysmëfinale do të përballet me boksierin nga Mali i Zi Boris Sarçeviq, Enes Aliu do të takohet në çerekfinale me boksierin nga Gjeorgjia Saba Ermeishvili, ndërkaq Leonard Abazi në finalen e cila do të zhvillohet të shtunën do të përballet me bullgarin Ljubosav Metodiev.
Ndryshe në këtë turne marrin pjesë boksierë nga 17 shtete.








