Leonardo DiCaprio fshihet nga paparacët me kapelë dhe maskë pas festave të P Diddyt
Leonardo DiCaprio fshihet nga paparacët me kapelë dhe maskë pas festave të P Diddyt

Leonardo DiCaprio është fotografuar në Milano, ku po zhvillohet Java e Modës, pas publikimit të fotove nga festat e Diddy-t. Ai u shfaq me kapelë dhe maskë për t’u fshihe, por paparacët e kapën gjatë një dreke me familjen dhe miqtë në një restorant. Gjatë drekës, ai hoqi maskën, por mbajti syze dielli.
Leonardo DiCaprio është i njohur si një nga të ftuarit e preferuar të Diddyt në festat e tij. Në një video të vitit 2018, Diddy e përmendi DiCaprion si personin numër një në listën e të ftuarve për “festat e bardha”. Gjithashtu, u publikuan foto nga festa e bardhë e vitit 1998, ku DiCaprio shihet duke qeshur dhe duke pirë cigare. Sidoqoftë, një burim pranë aktorit thotë se ai nuk ka pasur kontakt me Diddyn prej vitesh, pavarësisht se të dy ishin së bashku në Konventën Kombëtare Demokratike në 2004 dhe në festën e 50-vjetorit të Diddyt.

Leonardo DiCaprio nuk ka absolutisht asnjë lidhje me këtë çështje. Ai ka qenë në disa festa në fillim të viteve 2000, por në to ishin të pranishëm thuajse të gjithë. Këto ishin festa të mëdha familjare. Leo ishte në fillimet e karrierës së tij dhe tani është distancuar nga kjo botë. Nuk ka asnjë lidhje me këtë, prandaj është qesharake që pretendohet se është përfshirë bazuar në disa foto të vjetra 20 vjeçare. Ai është i fokusuar në karrierën dhe marrëdhënien e tij dhe nuk mendon fare për çështjen e Diddyt, me të cilën nuk ka asnjë lidhje.”