Lester Siti, ndalet në vendin e tretë në Premierligë

Skuadra e Lester Sitit ka regjistruar fitore ndaj Kristal Pallasi me (2-1) edhe pse ishte në disavantazh në pjesën e parë të takimit të zhvilluar në stadiumin “King Power”. Vilfred Zaha e kaloi skuadrën mysafire në epërsi (12’) dhe me këtë rezultat u mbyll pjesa e pare e takimit.
Në pjesën e dytë, vendasit u kthyen për ta fituar sfidën. Fillimisht, Timoti Kastanj barazoi rezultatin (50’) pas asistimit nga Iheanaço. Ndërsa ky i fundit ishte autor i golit të dytë për vendasit, pas asistimit nga Xhoni Evans.
Pas kësaj fitore, Lesteri qëndron në vend të tretë në renditje dhe e ka rritur diferencën në katër pikë me Çellsin që ndodhet një pozitë më poshtë.