Levandovski: “Do të provojmë të ndalim Real Madridin”

Sulmuesi polak, Robert Levandovski, zyrtarisht u prezantua si përforcim i Barcelonës në stadiumin “Kamp Nou”, ku ishin rreth 60 mijë spektatorë. Levandovski erdhi nga Bajern Munihu për 50 mln euro dhe mediat spanjolle raportojnë se kësisoj euforie te Barcelona, nuk ka pasur që nga ardhja e brazilianit Ronaldinjo. Në takimin e parë me gazetarët spanjoll, Levandovski nuk mundej t’i shmang pyetjes rreth për duelit me Real Madridin dhe sulmuesin Karim Benzema.

 

Robert Levandovski, sulmuesi i Barcelonës

“Unë jam çdoherë I gatshëm që të luajë kundër Real Madridit dhe e di mjaft mirë këtë punë. Ne jemi këtu për t’i munduar dhe e dijmë se kjo nuk do të jetë lehtë. Mirëpo e bukura e futbollit është se nuk duhesh që të shënosh fitore vetëm në një ndeshje, por të jesh konkurent më të gjithë ekipet gjatë gjithë sezonit. Tani nuk mendojë për Realin dhe Benzemën, i cili është një sulmues i jashtëzakonshëm, por për mua është me rëndësi që të shënojmë fitore në ndeshjet me Barcelonën.”

 

Sulmuesi polak do të vesh fanellën me numër 9-të, e cila më parë i takoi Memfis Depajt. Kujtojmë se Levandovski u largua nga Bajern Munihu pas 8 viteve, duke fituar të gjithë trofeteë e mundshme.

LEXO EDHE:

Back to top button