Levandovski kalon rekordin e Gerd Mylerit

Robert Levandovski ka vendosur rekord tjetër në Bundesligën gjermane. Sulmuesi polak te Bajerni I  Munihut, mbylli sezonin me 41 gola, me çka u bë bërë golashënuesi më i mirë në  historikun e Bundesligës. Levandovski, kaloi rekordin e Gerd Myllerit, i cili në sezonin 1971/72, shënoi 40 gola në një sezon. Kujtojmë se golin e fundit, Levandovski e shënoi në sfidën ndaj Augsburgut, edhe atë në kohën shtesë.

 

Në sezonin që u mbyll në fundjavë, Bajern Munihu arkëtoi titullin kampion, ndërsa skuadrat e Lajpcigut, Borusia Dortmundit dhe Volsburgut, do të marrin pjesë në garat në grupe në Ligën e Kampionëve. Ndërkohë Bajer Leverkuzeni dhe Aintraht Frankfurti, do të jenë pjesë e grupeve në Ligën Evropa.

LEXO EDHE:

Back to top button