Levandovski kalon testet mjekësore, gati për prezantim zyrtar

Robert Levandovski kaloi testet mjekësore te Barcelonë dhe tashmë është gati për të nisur aventurën e re në “Camp Nou”. Prezantimi i sulmuesin polak si lojtari më i ri i Barçës, do të bëhet ditën e nesërme.

Sulmuesi polak u bashkua me pjesën tjetër të skuadrës në Miami, pasi katalanasit po zhvillojnë edhe stërvitjen parasezonale.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale blaugranat kanë treguar se tashmë ish-sulmuesi i Bajernit është gati për të mbajtur mbi supe sulmin e Barcelonës, teksa kujtojmë se 33-vjeçari ka firmosur kontratë 3-vjeçare, me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër.

Në total, Barcelonës i ka kushtuar 50 milionë euro transferimi i Levandovskit nga Bajern Munihu.

LEXO EDHE:

Back to top button