Robert Levandovski praktikisht e ka mbyllur qëndrimin te Bajerni i Munihut. Sulmuesi polak dërgoi një mesazh të qartë klubit bavarez:
“Epoka ime te Bayerni ka përfunduar. Nuk shoh më asnjë shans për të luajtur për këtë klub”.
Shumë klube janë të interesuara për një nga lojtarët më të fortë në botë, siç është normale, dhe vetë Levandovski pret që që drejtuesit e Bajernit ta mirëkuptojnë.
“Bajerni është një klub serioz, transferimi është zgjidhja më e mirë, shpresoj se nuk do të më bllokojnë”.
Fjalë shumë të qarta dhe që i referohen një kapitulli që po mbyllet: një epokë që filloi në vitin 2014, kur Levandovski u largua nga Borusia e Dortmundit, dhe që numëron shumë trofe, si dhe 344 gola në 374 paraqitje. Stacioni i radhës, ndoshta dhe i fundit, i Levandovskit pritet të jetë Barcelona.








