Levandovski: Në Champions, dëmtimet na penalizuan

Sulmuesi polak Robert Levandovski, në një intervistë për kanalin zyrtar të Barcelona, ka folur për aventurën e tij te skuadra blaugrana dhe për të ardhmen.

“AND-ja e këtij klubi është të kërkojë gjithnjë lojën e bukur, por sot futbolli dita-ditës dhe ne duhet të adaptohemi me këto ndryshme”, tha Levandovski.

 

“Këtu, 10 vite më parë kishin një tjetër stil loje, që nuk funksionon sot. Mendoj se “tiki-taka” sot nuk do të kishte sukses. Në futboll nuk është e thjeshtë të ndryshosh gjërat në një javë apo një muaj. Duhet durim, por ne jemi në rrugën e duhur. Duhet të përmirësohemi që ndryshimi i madh të ndodhë, të fitojmë kampionatin dhe Kupën e Mbretit”, u shpreh sulmuesi polak.

 

“Në Ligën e Kampionëve, dëmtimet na penalizuan, por kemi një ekip të ri në moshë dhe kjo ishte një përvojë e mirë për të gjithë. Shpesh, gabimet e vogla i paguan shtrenjtë dhe kjo ishte e vështirë për ne. Nëse dëshiron të fitosh në Europë, nuk duhet të bësh të tilla gabime” tha Levandovski.

 

Më tej, sulmuesi polak foli për rolin e tij të skuadra katalanase.

 

“Unë përpiqem të ndihmoj ekipin tim me gola, por edhe me sjelljen dhe mentalitetin tim. E ardhmja e këtij klubi është e garantuar me mjaft të rinj të talentuar, por ekuilibri mes tyre dhe veteranëve është thelbësor dhe Barcelona e ka këtë cilësi.

E ardhmja ime këtu? Nuk e di saktësisht se çfarë do të ndodhë, për sa vite do të luaj këtu. Unë dua të luaj në nivele të larta edhe për disa vite, ndoshta një apo dy vite të tjera. Këtu po kuptoj shumë gjëra të rëndësishme për futbollin”, tha Levandovski.

LEXO EDHE:

Back to top button