Levandovski: Nuk prisja mrekulli që në sezonin e parë

Robert Levandovski është i lumtur te Barcelona, ndërsa thekson se nuk priste që gjithçka të shkonte shkëlqyeshëm që sezonin e parë te katalanasit.

 

“Unë jam në klubin që dua dhe kur ndihesh rehat dhe i lumtur, gjithçka është më e lehtë. Ne po evoluojmë. Nuk e prisja të mbërrija dhe se gjithçka do të shkonte mirë në sezonin e parë. Insistoj se është një proces që kërkon kohë dhe durim”, tha ai për mediet spanjolle.

 

Për eliminimin nga Liga e Kampionwve, Levandovski bëri një analizë të qartë.

 

“Barça duhet të ishte në raundin e 16-të. Përpara se të vija në Barcelonë isha tashmë i vetëdijshëm se sezoni i parë mund të ishte i vështirë. Jemi në një proces rindërtimi që kërkon kohë. duhet të jemi më të durueshëm”, shtoi polaku

LEXO EDHE:

Back to top button