Levandovski: Para Barcelonës, më kërkoi edhe Real Madridi

Robert Levandovski është padiskutim një ndër sulmuesit më efektiv në këtë sezon. Polaku i cili u largua nga Bajern Munihu dhe kaloi në “Camp Nou” ka arritur të jetë shumë vendimtarë me fanellën e Barcelonës. Ish-sulmuesi i Bajernit ka theksuar se për të kishte shfaqur interesim edhe Real Madridi, por kur katalanasit i ofruan mundësi ai mendoi se është e duhura, ndërsa nuk nguron të thotë se në “Camp Nou” ka rilindur.

“Real Madridi tregoi interes për mua disa herë, por kur pashë dëshirën e Barcelonës për të nënshkruar me mua, kuptova se transferimi im atje ishte i mundur. E dija që hapi tjetër në karrierën time duhet të ishte ky.

Gjithmonë kam dashur të luaj në La Liga dhe të jetoj në Spanjë. Tani ndihem i ringjallur. Po mësoj spanjisht dhe pak nga pak po e kuptoj më mirë. Më ndihmon shumë që anglishtja kuptohet në dhomën e zhveshjes”, ka theksuar ia në një intervistë për “Kanal Sportowy”.

Kujtojmë se Levandovski me Barcelonën ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare, me mundësi rinovimi edhe për një vit më shumë.

LEXO EDHE:

Back to top button