Levandovski paralajmëron Halandin: Ende jam këtu

Robert Levandovski nuk është dorëzuar në garë për “Këpucën e Artë”. Sulmuesi i Barcelonës, ka fituar mbrëmë çmimin ‘Gerd Muller’ si realizatori më i mirë i sezonit. Pasi pranoi çmimin, ai u pyet nëse do të jetë më e vështirë këtë edicion, me një djalosh te Man. Siti, që s’po ndalet së shënuari. Ylli polak, në përgjigjen e tij duket sikur pati edhe një paralajmërim.

“Sezoni është shumë i gjatë. Për mua është kapitull i ri me Barcelonën dhe që nga ditët e para unë po ndihem mirë në atë klub. Kam mundësi të shënoj shumë gola dhe jam i sigurt se së bashku do të bëjmë mirë në këtë. Ky është futbolli. Duhet të jeni gjithmonë gati. Unë e di se garë e re po vjen, por jam akoma këtu dhe s’kam thënë akoma fjalën e fundit”, ka thënë Levandovski.

Levandovski mori çmimin ‘Gerd Muller’ për paraqitjet e tij me Bajern Munihun dhe Poloninë.

LEXO EDHE:

Back to top button