Levandovski, për herë të dytë fiton “Këpucën e Artë”

Robert Levandovski u nderua me “Këpucën e Artë”, një trofe i rezervuar për golashënuesin më të mirë të europës. Është hera e dytë që sulmuesi polak merr këtë çmim.

“Jam i lumtur, falenderoj ish-shokët e mi dhe Bayern Munich. Dy muajt e parë në Barcelonë ishin të komplikuara, por unë qëndrova i fokusuar. Tani jam shumë i lumtur dhe shumë i motivuar për këtë sfidë të re. Jemi gati, jam i sigurt se viti i ardhshëm do të jetë shumë i mirë. Barcelona është më shumë se një klub. Faleminderit shumë”, është shprehur sulmuesi polak.

LEXO EDHE:

Back to top button